
Dita e finales së madhe të “Euro 2020” mes Anglisë dhe Italisë po afron. Pritshmëritë janë të mëdha për aktin e fundit të turneut kontinental, që do të vendosë përballë ekipet e Southgate dhe Mancini.
Ka nga ata që fillojnë të bëjnë parashikime, si Jamie Carragher, mbrojtësi historik i Liverpool dhe ekipit kombëtar anglez.
Duke folur për “Sky Sports”, ish-lojtari tha se ishte i sigurt se si do të përfundojë finalja. Ai ka parashikuar penalltitë dhe më pas fitoren e Anglisë.
"Ekipi ka punuar shumë me 11-metërshat, kështu që duhet vënë në praktikë ajo që është bërë në stërvitje. Në çdo rast nuk mendoj se do të ketë shumë gola kjo ndeshje. Italia është shumë e fortë në mbrojtje. Personalisht mendoj se ndeshja do të përfundojë 1-1 dhe pastaj do të shkohet te penalltitë dhe në atë rast Anglia do të fitoj. Mendoj se është finalja e duhur për këtë kompeticion. Italia dhe Anglia ishin dy skuadrat më të mira. E diela do të jetë spektakolare.



