
Përforcimi i ofensivës vijon të jetë prioritet absolut i Chelseat për merkaton vijuese.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ ende nuk janë në lartësinë e duhur në Premier League pavarësisht se në mbrëmjen e djeshme fituan bindshëm derbin kundër Tottenham Hotspurit në ‘’ White Hart Lane ‘’ me rezultatin 1-4.
Mauricio Pochettino prej kohësh vijon i impresionuar nga Victor Osimhen , momentalisht një ndër më të mirët jo vetëm në Itali por edhe në Europë.
Ecuria me Napolin natyrisht i ka shtuar përpjekjet e anglezëve për ta përshpejtuar transferimin në ‘’ Stamford Bridge ‘’ dhe pronari Todd Boehly sipas ‘ TEAMtalk ‘ është i gatshëm të ofrojë mbi 150 milionë euro për golashënuesin.
Pavarësisht se 24 vjeçari është një ndër më të mirët e Rudi Garcias, oferta e amerikanit mund ta bindë presidentin Aurelio Di Laurentis, i cili shquhet për vendosmërinë në lidhje me kërkesat.
Edhe gjatë sezonit aktual, ishi i Lilles po tregon vlerat e padiskutueshme në majën e sulmit dhe në 8 sfidat me ‘’ Il Partenopei ‘’ ka gjetur në 5 raste rrugën e rrjetës.



