
Objektivi i Interit Papu Gomez është vështirësuar shumë. Mediat italiane bëjnë me dije se presidenti i Atalanta-s, Precciozi, i ka bërë të qartë futbollistit se nuk do ta lejojë të largohet nëse zikaltërit nuk paguajnë 10 mln euro, por Inter e refuzon kategorisht këtë opsion për shkak të moshës që ka argjentinasi.
32-vjeçari pretendon të prishë kontratën me Atalanta-n dhe të dalë i lirë, pasi së fundmi ka patur përplasje me të gjithë drejtuesit e skuadrës, ndërkohë që aktualisht po stërvitet i vetëm.



