Ka nisur përballja mes Turqisë dhe Kosovës, ndeshje e cila po zhvillohet në stadiumin e Antalyas.
Kosova vjen pas dy disfatave në muajin e shkuar dhe kërkon që të befasojë Turqinë e cila po ashtu ka pasur një start të dobët të kualifikueseve.
Stadiumi i Antalyas është i stërmbushur dhe në mesin e tifozëve janë edhe Dardanët të cilët kanë udhëtuar për ta përkrahur përfaqësuesen tonë. Kosova ka vetëm një pikë pas tre ndeshjeve të zhvilluara dhe mban vendin e fundit në Grupin I, ndërsa Turqia ka dy barazime dhe një humbje në tre takime.
Në të njëjtën kohë po zhvillohet edhe takimi tjetër i këtij grupi mes Kroacisë dhe Islandës.
Formacionet zyrtare Turqi-Kosovë
Janë publikuar formacionet e dy përfaqësueseve që do të përballen sonte. Fatih Terim i Turqisë dhe Albert Bunjaku i Kosovës, kanë përzgjedhur 11 futbollistët më të cilët do ta fillojnë ndeshjen e sotme të vlefshme për kualifikueset për Botërorin ‘Rusi 2018’.
Te Kosova vërehet mungesa e Bernard Berishës i cili është i sëmurë nga një grip. Përfaqësuesja kosovare mban vendin e fundit në Grupin I me vetëm një pikë pas tri ndeshjeve.



