Manchester United ofertë Asensios

Manchester United ofertë Asensios

Oferta tunduese e Manchester United duket sikur e ka bindur Marco Asension për ti dhënë fund eksperiencës me Real Madridin .

‘’ Djajtë e Kuq ‘’  kanë vënë në dispozicion 30 milionë euro dhe spanjollët e kanë marrë seriozisht sepse në plan të parë oferta duket tepër joshëse .

Aktualisht ishi i Mallorcas nuk konsiderohet i domosdoshëm nga Carlo Ancelotti dhe ky fakt mund ta lërë në prapavijë në vijimësi dhe interesi i anglezëve konsiderohet një opsion shumë interesant .

Sipas ‘ Marcas ‘  , ‘’ Los Merengues ‘’ janë bindur nga kjo ofertë dhe duke qenë se tek kryeqytetasit nuk është lëvizur asnjë gurë për rinovimin e kontratës mund ta pranojnë largimin drejt ‘’ Old Traffordit ‘’.

26 vjeçarit i mbetet edhe një sezon tek ‘’ Los Blancos ‘’ të cilët parashikohet se do ta vlerësojnë maksimalisht për të mos rrezikuar humbjen e Marco Asensios me parametra zero në verën e ardhshme.

Pavarësisht se Real Madridi është në një formë të shkëlqyer me Carlo Ancelottin në stol , konkurrenca ne 11-she nuk i ka rezultuar aspak e lehtë dhe e ka shëndërruar në një zgjedhje të dytë të italianit .

Momentalisht në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ aktivizohen disa nga ish shokët e Marco Asensios tek Real Madridi, aspekt që mund ta favorizojë adaptimin në Premier League.

Për Manchester United konsiderohet domosdoshmëri ndryshimi i historisë në javët vijuese duke parë që fillimi i kampionatit ka rezultuar një dështim për nxënësit e Erik Ten Hag por duhet kuptuar se hollandezit i duhet edhe pak kohë për tu adaptuar e më pas të tentojë rikthimin këtij klubi aty ku e meriton .

Mospjesëmarrja në Champions Leagues shkon sigurisht në disfavorin e anglezëve të cilët ishin mesuar me këtë kompeticion por mbetet akoma për të bërë në fazën më vendimtare të merkatos e cila bëhet akoma më emocionuese.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy