Opsionet e Barcelonës për sulmin

Opsionet e Barcelonës për sulmin

Traineri Xavi Hernandez në bashkpunim me drejtuesit e Barcelonës ka filluar të punojë i fokusuar maksimalisht tek merkatoja e verës.

‘’ Azulgranët ‘’ nuk kanë patur rezultatet e dëshiruara në repartin e avancuar, të cilët do të kenë një tjetër mundësi gjatë kësaj periudhe për ti hedhur pas krahëve problemet e të kaluarës.

Edhe pse gjatë kohëve të fundit shumë emra kanë qarkulluar në kampin e spanjollëve, tanimë dy prej tyre duket se kanë më tepër shanse për tu transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’.

Dani Olmo dhe Nico Williams kanë bërë mjaftueshëm në ekipet e tyre respektive, të cilët spikasin për adaptimin në disa pozicione të ofensivës, një aspekt për tu marrë në konsideratë.

Pavarësisht se do të jetë shumë e vështirë marrëveshja me lojtarin e Leipzigut dhe atë të Athletic Bilbaos, drejtori sportiv Deco beson në aftësitë e tij gjatë negociatave edhe pse në aspektin ekonomik Barcelona ende vijon të lërë për të dëshiruar.

Për sa i përket yllit të vaskëve duhet theksuar se në sezonin aktual ka kontribuar me 7 gola dhe 15 asiste në 35 sfida ndërsa ai i gjermanëve me 8 gola dhe 5 asiste në 25 sfida.

Nuk duhet harruar se Dani Olmo u formua në kategoritë inferiore të ‘’ La Masias ‘’ dhe e njeh shumë mirë ekipin e Barcelonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy