Chelsea gjen zëvëndësuesin e Tuchel

Chelsea gjen zëvëndësuesin e Tuchel

  Vetëm pak orë i janë nevojitur Chelseat për të gjetur trainerin e ri .

Pas shkarkimit të Thomas Tuchelit në mënyrë befasuese , londinezët vepruan me shpejtësi për përforcimin e stolit me një tjetër emër .

Sipas Fabrizio Romanos , ‘’ Blutë e Londrës ‘’ do ti paguajnë 17 milionë euro Brightonit për Graham Potter , i cili do të ketë shansin për të provuar veten tek një ekip elite.

Akordi me 47 vjeçarin e ka marrë menjëherë konfirmimin e pronarit Todd Boehly , rrugëtimi i të cilit sapo ka nisur tek gjigandët e Premier Leagues dhe jo vetëm . 

Pas Ostersunds , Swanseas dhe Brightonit , Graham Potter  do të mundohet ta rifusë në shinat e suksesit Chelsean , skuadër që ka vuajtur në këtë fillim sezoni duke grumbulluar 10 pikë nga 18 të mundshmet në kampionat e cila e nisi me një dështim Champions Leagues me atë humbje në fushën e Dinamo Zagrebit .

Kjo disfatë shkaktoi shkarkimin e menjëhershëm dhe firmosja me Graham Potter mund të konsiderohet një surprizë për londinezët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy