Partizani ka zhvilluar përgatitjet në kuadër të takimit ndaj Laçit i vlefshëm për javën e 33 –të të Kategorisë Superiore. Në drejtimin e trainerit Starova dhe stafit teknik janë vënë nën urdhra të gjithë lojtarët, me përjashtim të Mazrekaj që ka zhvilluar një program të diferencuar nga grupi.



