
Më në fund ka përfunduar pritja e gjatë e Manchester United . ‘’ The Red Devilsat ‘’ kanë bërë realitet transferimin e Jadon Sanchos në ‘’ Old Trafford ‘’ . Pavarësisht se oferta e anglezëve nuk arriti ti bindë drejtuesit e Borussia Dortmundit , këmbngulja e britanikut për tu larguar nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’ rezultoi më e fortë se dëshira e ‘’ Verdhezinjve ‘’. 20 herë kampionët e Premier Leagues nuk donin të prisnin më gjatë për ta konkretizuar këtë operacion i cili është mbyllur për 95 milionë euro .
Sipas Bild 21 vjeçari do të jetë i lidhur me ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ për 5 vite gjatë të cilave do të ketë privilegjin e mbrojtjes së ngjyrat të një ndër skuadrave më të famshme të planetit .
Mesfushori nga Camberwell i ka bërë shumë mirë detyrat edhe me kombëtaren e ‘’ Tre Luanëve ‘’ në Europian dhe tashmë duhet të përgatitet maksimalisht për fazën çerekfinaliste ku do ta presë Ukrahina .
Me këtë arritje Manchester United ka shmangur probleme të mëtejshme sepse vlera e kartonit të Jadon Sanchos mund të rritej.
Ekstremi i mirënjohur e ka finalizuar sezonin me 16 gola dhe 18 asiste në 36 ndeshje ku ka treguar aftësitë në fushën e lojës por përpara situatës së vështirë ekonomike gjermanët i kanë hapur dritën jeshile largimit të perlës së tyre të cilin e pret një rivalitet shumë i ashpër tek një ndër ekipet më të famshme të planetit .



