Lukasz Fabianski është larguar përfundimisht nga kombëtarja e Polonisë. Portieri luajti si titullar në ndeshjen e djeshme ndaj San Marinos dhe tashmë në moshën 36-vjeçare ka vendosur të largohet nga kombëtarja polake.
Fabianski largohet nga Polonia pas 57 paraqitjeve, teksa debutoi me këtë përfaqësuese në vitin 2006. Portieri e mbylli me Poloninë mes duartrokitjeve të shumta, teksa e kishte të pamundur t’i mbante lotët.
Kujtojmë se Polonia do të luajë me Shqipërinë ditën e martë, në një ndeshje që pritet të vendosë shumë për këto kualifikuese të Botërorit.



