Starova: Barazimi në Tirana-Partizani, rezultat i drejtë

Starova: Barazimi në Tirana-Partizani, rezultat i drejtë

Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, barazimin në ndeshjen mes Tiranës dhe Partizanit.

Sipas tij, bardheblutë ishin të copëtuar në këtë ndeshje, por ishin shumë të kujdesshëm në prapavijë.

Starova deklaroi se Tirana nuk po arrinte të krijonte asnjë rast, por arriti të shënojë me një supergol të Deliut.

Niveli teknik lë për të zhgënjyer, por derbi nuk u ndërpre. Derbi me traditën e vet dhe me dritën e stadiumit, me 18 mijë tifozë, i jep një bukuri të madhe. Niveli teknik, e kam për lojtarët. Barazimi ishte rezultat i drejtë.

Tifozët duan rezultatin, nuk ju intereson spektakli. Tirana kishte avantazhin që ishte 2 pikë para dhe me mungesa. Partizani nuk kishte mungesa dhe kohët e fundit kishte stabilizuar formacionin. Tirana ishte shumë e copëtuar, nuk e kishte stolin si Partizani. Praktikisht Tirana ishte shumë e kujdesshme në pjesën e parë. Partizani vinte shumë lirshëm deri afër zonës. U mbyll pjesa e parë me dy raste të pastra për Tiranën.

Në pjesën e dytë Partizani ia doli të kalojë në avantazh. Tirana kur po bënte presion, e kishte të vështirë të krijonte raste për gol. Në momentin kur dukej e vështirë për të krijuar rastin, ia doli të shënojë me Deliun nga jashtë zone.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy