
Si në çdo merkato tjetër Romelu Lukaku vijon të jetë pjesë e planeve të ekipeve me emër.
Në këtë rast do të zhvillohet një supersfidë në Turqi për belgun ndërmjet Fenerbahçes dhe Besiktas.
Situata e sulmuesit tek Napoli vijon të jetë e tensionuar dhe tashmë këmbanat e alarmit kanë filluar të bien.
33 vjeçari jep siguri në metrat e fundit, i avantazhuar nga nuhatja për golin, të qënit shumë i fortë fizikisht dhe i rrezikshëm në dyluftime.
Gjatë karrierës ‘’ Bualli ‘’ e ka provuar veten në disa liga të njohura me ekipe të elitës dhe po përjeton një ndër momentet më të bukur të saj.
Si për lojën që zhvillon Fenerbahce ashtu edhe Besiktas ishi i West Bromwich konsiderohet ideali, me shumë eksperiencë në çdo kompeticion.
Tek ‘’ Il Partenopei ‘’ janë të ndërgjegjshëm se etapa e golashënuesit ka përfunduar të cilit asnjëherë nuk i kanë munguar pretendetët.
Kampionati turk është tejet sfidues për çdo lojtar dhe në rastin konkret Romelu Lukakut i duhet vazhdimësi për të qenë në lartësinë e duhur.
Pritet një vendim nga ylli i kombëtares ‘’ Trikolor ‘’, i cili e ka ndihmuar për të kaluar deri në fazën e 1/8-tave në Botëror.



