
Pavarësisht se javët e fundit e kanë ndihmuar drejt rikuperimit të formës , shqetësimet për Eden Hazard vijojnë të jenë ende prezente . Mungesa e besimit nga Carlo Ancelotti evidenton se qëndrimi në Madrid është drejt fundit dhe vetë belgu ka preferuar ti thotë stop kësaj eksperience të hidhur .
Afrimi me Botërorin e Katarit sigurisht është një sinjal alarmi jo vetëm për 31 vjeçarin por çdo lojtar të niveleve sepse pjesëmarrja në këtë eveniment ia shton vlerat dhe reflekton sakrificat e tyre gjatë katër viteve .
Largimi nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ mbetet opsioni numër një i ishit të Chelseat dhe ky vendim duket i parevokueshëm .
Sipas belges ‘ Het Nieuwsblad ‘ tre vitet tek ‘’ Los Merengues ‘’ mund të konsiderohen ndër më të vështirët e karrierës të cilës kërkon ti japë një përmbajtje ndryshe dhe me kalimin e kohës të rifitojë vlerat e humbura brenda terreneve të gjelbërta .
Nga një idhull absolut tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ , Eden Hazard ka bërë një regres gati-gati të pakuptueshëm duke qenë se është pjesë e një ndër klubeve më të suksesshëm në planet siç janë ‘’ Galaktikët ‘’.
Megjithatë problematikat duket se nuk kanë të sosur tek kryeqytetasit sepse deri më tani nuk është dhënë asnjë sinjal për ti siguruar një të ardhme ndryshe por ekstremi vijon ti mbajë të ndezura shpresat se shumë shpejt fati do ti trokasë në derë duke i dhënë një shans të dytë për vijimin e karrierës .
Me vetëm 16 ndeshje dhe 2 asiste Eden Hazard ka hasur shumë vështirësi të shoqëruara këto me dëmtimet e shpeshta duke e detyruar teknikun italian ta ulë në stol për ti dhënë prioritet të tjerë elementëve si Vinicius Junior apo Rodrygos.



