Kona: Interi nuk paraqitet në Champions si në kampionat

Kona: Interi nuk paraqitet në Champions si në kampionat

Gazetari i sportit, Tami Kona ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “SportZone” në MCN TV. Kona foli në lidhje me Ligën e Kampioneve, ku tha se disa skuadra janë ndryshe në kampionat dhe ndryshe paraqiten në Champions, duke marrë si shembull këtu kampionët e Italisë, Interin. Gjithashtu ai tha se u skandalizua nga loja që Barcelona bëri ndaj Bayern Munich.

Me dy javë nuk mund të themi cila skuadër ka bindur në Champions. Të shikojmë sot si do të jetë Juventusi, ndaj një kundërshtari si Chelsea. Të dyja skuadrat do të kërkojnë vendin e parë në renditje. Nagelsmann po e mban Bayernin si duhet. Janë gjithmonë favoritë.

Mund të shkosh në Champions, por varet si do jetë performanca. Skuadrat e ligave kryesore, kërkojnë të marrin maksimumin. Marketing më të mirë se Champions për skuadrat nuk ka. Ndryshe nga kampionati, shumë skuadra në Champions duken sikur nuk janë gati për aty. Psh. Interi nuk është i njëjtë si në kampionat.

Trajneri i Barcelonës thotë se nga kjo skuadër nuk mund të kërkohet më shumë. Atë Barcelonë që pashë ndaj Bayern, jam skandalizuar. Një skuadër që nuk bënte dot dy pasime. Në atë ndeshje dukej sikur Bayern i fali.”, u shpreh Kona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy