Një sulmues dhe një mbrojtës, Teuta bën goditjen e dyfishtë në merkato

Një sulmues dhe një mbrojtës, Teuta bën goditjen e dyfishtë në merkato

Teuta ka prezantuar dy afrime të reja ditën e sotme. Fillimisht durrsakët kanë zyrtarizuar firmën me mbrojtësin Blerim Kotobelli. Ky i fundit rikthehet te “djemtë e detit”, pasi ka qenë edhe në të kaluarën pjesë e tyre, më saktë para 4 sezoneve.

Pasi mbylli aventurën me Kukësin, tashmë 28-vjeçari do të vihet nën urdhrat e trajnerit Edi Martini, teksa ka firmosur kontratën për dy sezone.

Afrimi tjetër i Teutës është sulmuesi Pepi Gorgiev. Ky i fundit vjen nga skuadra e Sileksit në Maqedoninë e Veriut, ku shkëlqeu në sezonin e fundit duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë 9 asiste.

Të dy lojtarët e afruar janë bashkuar me ekipin në stërvitje ditën e sotme, ku do të kërkojnë të ambientohen sa më shpejt, për të qenë gati për ndeshjet e Europës që luhen në muajin korrik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy