“Tiranën duhet ta mposhtnim 3-0”, Xhaferri: Vllaznia për titull, 3 skuadra për vendin e dytë

“Tiranën duhet ta mposhtnim 3-0”, Xhaferri: Vllaznia për titull, 3 skuadra për vendin e dytë

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, duke folur në merkaton në emisionin “Skaner” në MCN TV, tha se shkodranët me shumë mundësi nuk do të bëjnë afrime këtë muaj. Teksa komentoi ndeshjen me Tiranën, ai theksoi se nuk është i lumtur me rezultatin dhe tha se me lojën që shkodranët treguan, duhet të kishin fituar 3-0.

Xhaferri foli edhe për objektivat, ku deklaroi se Vllaznia do të luftojë për titullin, ndërsa shtoi se shikon 3 skuadra për vendin e dytë.

“Ka qenë një ditë e trishtë për shkodranë dhe gjithë Shqipërinë. Ramazan Rragami ishte një qytetar i mirë, një mik për të gjithë. Ikja e tij është një humbje e madhe për gjithë Shkodrën dhe më gjerë.

Deri në momentet e fundit e ka pasur mendjen te Vllaznia, i ka ndjekur ndeshjet. Ikja e profesor Rragamit, ishte e rëndë. E rëndësishme është që ne ta kujtojmë për veprën e tij dhe shpresoj që futbollistët e tjerë të ecin në rrugën e tij.

Nuk jam i kënaqur me barazimin ndaj Tiranës. Loja do fatin e vet. Besoj se me këtë lojë që bëri Vllaznia, premisat janë të mira për të ardhmen. Rezultati i fushës ndaj Tiranës nuk është i drejtë. Për lojën që treguam, Vllaznia duhet të fitonte 3-0. Të vazhdojmë kështu për arritjen e objektivit titull. Tirana nuk ishte në fushë, ndoshta kjo për meritë të Vllaznisë.

Merkato? Kemi një grup të mirë dhe me këtë grup mund të ecim para. Kemi arritur harmoninë që në fillim nuk e kishim. Planet tona nuk janë ta prishim grupin. Merkato e janarit, është e cunguar. Ne duhet të bëjmë kujdes të mëdha, nëse bëjmë një afrim, duhet të përforcohemi dhe jo të bëjmë të kundërtën. Një shembull të keq e kemi nga viti i kaluar. Mund të them se me përqindje të madhe, merkato e Vllaznisë është e mbyllur.

Rasti i Da Silva ndaj Tiranës? Skenat në publik nuk janë të mira. Megjithatë futbolli është emocion dhe ndonjëherë nuk kontrollohet vetja. Ai donte të futej në fushë, por në këto momente më i rëndësishëm është shëndeti. Nuk do të ketë asnjë problem. Jemi takuar dhe kemi komunikuar me Da Silvan. Nuk do të ketë asgjë për të ardhmen. Ne nuk jemi në diktaturë, komunikimi është gjëja e parë. Në fund do të jenë 3 skuadra, Kukësi, Tirana dhe Laçi.”, deklaroi Xhaferri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy