Tjetër humbje për Vllazninë, Egnatia mposht shkodranët dhe ngjitet në vendin e tretë

Tjetër humbje për Vllazninë, Egnatia mposht shkodranët dhe ngjitet në vendin e tretë

Egnatia ka regjistruar fitoren e dytë ndaj Vllaznisë në këtë kampionat. Rrogozhinasit, triumfuan minimalisht në "Loro Boricci”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Abissnet Superiore.

Skuadrës së Shpëtim Duros, i mjaftoi një gol i shënuar nga Fernando në minutën e 44-t, për të marrë 3 pikë të arta dhe ngjiten në vendin e tretë me 21 pikë, 2 më shumë se Vllaznia që mban vendin e pestë.

Vlen të përmendet, se Vllaznia humbi edhe një penallti me Latifin në minutën e 54-t.

Kjo është humbja e dytë radhazi për kuqeblutë, që pak ditë më parë u mposhtën nga Tirana në Superkupë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy