Huliganë të maskuar dhunojnë tifozët e Liverpulit (VIDEO)

Huliganë të maskuar dhunojnë tifozët e Liverpulit (VIDEO)

Kur kanë ngelur edhe disa orë për finalen e madhe të kompeticionit të “UEFA Champions League”, mes Liverpulit dhe Realit të Madridit, një incident i rëndë ka ndodhur në Kiev një ditë përpara sfidës.

Një grup prej 20 huliganësh nazistë thyen një restorant, edhe pse situata ishtë shumë e qetë pas orës 20:30 të mbrëmjes së të enjtes në Kiev të Ukrainës.

Tabloidi britanik “Mirror”, ka publikuar videon ku shihen disa persona me maska të cilët kanë dhunuar në mënyrë barbare tifozët e Liverpulit.

Ngjarja ka ndodhur shumë pranë stadiumit të Kievit ku dhe do të luhet finalja e madhe.

“Mirror” shkruan se pavarsisht dhunës së ushrtuar nga grupi prej 20 huliganësh ndaj tifozëve policia ukrainase qëndroi e tërhequr dhe arrestoi vetëm dy prej përgjegjësve.

Të tilla incidente ishin paralajmëruar dhe më parë nga mediat britanike të cilat shkruanin në fillim të këtij muaji se tifozët e Liverpoolit do të rrezikonin në mbërritjen e tyre në Kiev nga huliganët e Dinamos së Kievit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy