
Jude Bellingham, është një nga lojtarët më të kërkuar nga klubet e mëdha. Pas Liverpool dhe Manchester City, në garë për shërbimet e mesfushorit është futur edhe Real Madrid.
Madje sipas raportimeve të fundit, thuhet se madrilenët janë shumë afër një marrëveshje për afrimin e lojtarit anglez.
Borussia Dortmund, që zotëron kartonin e lojtarit, pritet të përfitojë rreth 120 milionë euro. Real Madrid thuajse e ka mbyllur akordin dhe për sezonin e ardhshëm do të ketë një mesfushë të frikshme, me lojtarë të rinj në moshë, si Bellingham, Camavinga dhe Tchouameni.



