Zbulimit skandalit, reagojnë menaxheri përfolur dhe presidenti Gjici

Zbulimit skandalit, reagojnë menaxheri përfolur dhe presidenti Gjici

Menaxheri Drini Çaushi, ka dhënë versionin e tij të ngjarjes rreth skandalit të videos ku presupozohet se ai u ka ofruar ryshfet futbollistëve te Partizanit.

Sipas Çaushit, nuk është e vërtetë që ai u ka ofruar apo ka tëntuar t’u ofrojë futbollistëve të Partizanit para për këtë, apo ndeshje të tjera në emër të drejtuesve të Kukësit.

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, ai ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet rreth përfshirjes së tij në një çështje të tillë. Megjithatë, Çaushi nuk ka mohuar të ketë komunikuar me Emiliano Vilën në telefon.

Sipas tij, telefonata me Vilën ka qenë rreth dy javë më parë por nuk kishte aspak të bënte me tentativë ryshfeti ndaj futbollistit të Partizanit apo kolegëve të tij.

Pas zbulimit të skandalit vjen edhe reagimi i Presidentit të këtij Klubi, Safet Gjici.

Ky i fundit, i kontaktuar nga redaksia e “Sport News” thotë se nuk ka lidhje me këtë skandal dhe mohon që Drini Caushi të jetë menaxher pranë klubit të tij

“S’kam fare lidhje me këto budallalliqe dhe ai Drini Caushi s’është fare menaxher tek Kukësi”,- thotë Gjici.

Në videon e publikuar nga "TemaTv” thuhet se menaxheri i ofron futbollistit Emiliano Vila dhe një kolegu të tij mundësinë për të fituar para nëpërmjet kësaj ndeshje që mund të vendoste fatin e titullit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy