
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, pritet që shumë shpejt të rikthehet në krye të një kombëtareje. Në një pronocim për mediat italiane, De Biasi nuk zbuloi emra, por theksoi se mund të emërohet trajner i një përfaqësueseje që merr pjesë në Botëror.
“Po vlerësoj disa oferta, që më kanë ardhur nga disa klube jashtë Italisë, por edhe nga një kombëtare që do të jetë pjesëmarrëse në “Rusi 2018”. Trajneri i përfaqësueses për të cilën e kam fjalën do të largohet pas përfundimit të Botërorit. Sigurisht që nuk mund ta zbuloj tani emrin e skuadrës. Dua të punoj me një projekt, ku do të jem përfshirë 100%.”, raportojnë mediat e huaja.
Ekipi i fundit që De Biasi drejtoi ishte Deportivo Alaves në “La Ligan” spanjolle, por u shkarkua duke mos dhënë rezultatet e duhura.



