Pochettino nuk kënaq drejtuesit, te PSG mendojnë për ish-trajnerin e Real Madrid

Pochettino nuk kënaq drejtuesit, te PSG mendojnë për ish-trajnerin e Real Madrid

Shanset për një shkarkim të mundshëm të Mauricio Pochettino nga drejtimi i Paris Saint-Germain, po rriten. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se drejtuesit e klubit francez nuk janë të lumtur me punën e bërë nga trajneri 49-vjeçar.

Pavarësisht se në skuadër ka lojtarë shumë të mirë dhe me vlerë të madhe, përsëri ekipi nuk po shfaqet solid dhe me lojë të bukur, pavarësisht se deri tani ka vetëm një humbje.

Nëse ekipi vazhdon të mos bindë, shanset qe Pochettino të largohet janë të mëdha. Madje sipas “Fichajes”, thuhet se drejtuesit e kanë gati edhe zëvendësuesin. Ish-trajneri i Real Madrid është në krye të listës për të marrë drejtimin e PSG-së. Francezi pëlqehet shumë nga drejtuesit, të cilët janë gati t’i besojnë në stol.

Në listë janë edhe Antonio Conte me Joachim Loë, por Zidane shihet si favoriti. Ulja e këtij të fundit në stol, mund të ndryshojë edhe të ardhmen e Mbappe, i cili dëshiron largimin, por francezi mund ta bindë të qëndrojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy