
Gareth Bale e ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. Sulmuesi uellsian do të jetë pjesë e Real Madrid edhe për një sezon, pasi verën e vitit tjetër i përfundon edhe kontrata.
Futbollisti, i cili në sezonin e fundit ishte i huazuar te Tottenham, ka vendosur që të qëndrojë edhe për një vit te Reali, me shpresën se nën urdhrat e Ancelotit, do të rikthehet në formën e dikurshme që kishte te madrilenët.
Sipas asaj që shkruan “AS”, lojtari do të qëndrojë edhe një sezon në Spanjë dhe më pas do të shikojë për një përvojë të re, ndoshta në MLS.



