Pritjes te Partizani i ka ardhur fundi! Skuadra e kuqe është stërvitur ditën e sotme për herë të parë në stadiumin e ri.
Pas disa vitesh nga nisja e punimeve, Partizani vetëm ditën e sotme ka nisur stërvitjen në kompleksin e ri, në zonën e Tufinës.
Në ditët e ardhshme në stadiumin thuajse të përfunduar pritet të vendosen edhe stolat dhe më pas kryeqytetasit do i zhvillojnë aty ndeshjet si pritës.
Përveç lojtarëve dhe stafit teknik, prezent gjatë stërvitjes ishte edhe stafi drejtues me në krye presidentin Gazment Demi.



