
E ardhmja e Lionel Messit në Barcelonë mbetet akoma skeptike . Argjentinasi vijon të jetë në radarët e Paris St Germain që kërkon të formojë një skuadër shumë kompetitive me objektivin e vetëm të fitimit të çdo trofeu me në krye Champions Leaguen . Arritjet e ‘’ La Pulgas ‘’ janë të jashtëzakonshme sepse ndër vite ka kontribuar më së miri në funksion të sukseseve të Barcelonës dhe gjithashtu realizoi ëndërrën me Argjentinën duke fituar Kupën e Amerikës .
‘’ Les Pariziens ‘’ gjithmonë e kanë ëndërruar transferimin e 6 herë fituesit të Topit të Artë në ‘’ Parque de Prince ‘’ dhe kjo merkato i ka afruar më shumë me perlën e katalanasve. Parizienët pavarësisht se nuk janë dëmtuar shumë nga pandemia e koronavirusit , duhet të aplikojnë shitjet e lojtarëve që s’përbëjnë rëndësi për skemat e Mauricio Pochettinos për tu hedhur në sulm në funksion të prurjeve të reja.
Për këtë arsye kuq e blutë i kanë dhënë dritën jeshile largimit të 5 elementëve për të bërë efektive këtë blerje e cila nëse do të kishte fundin e lumtur do të konsiderohej një ndër me bombastiket e merkatos. Për lojtarë të këtij kalibri ashtu siç ndodh rëndomtë interesi zgjerohet me kalimin e kohës sepse edhe Manchester City do të luftojë deri në fund për 34 vjeçarin .
Duke iu referuar kësaj situate që ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen , ish kampionët e Ligue 1 do të mundohen të dalin të fituar me shitjet e Tilo Kehrer i cili pretendohet nga Bayern Munich , Idrissa Gane Gueye , Ander Herrera , Paulo Sarabia për të cilin ka shfaqur interes Lazio dhe së fundmi Mauro Icardi .
Një hap tjetër që konsiderohet vital për sukseset e mëtejshme është qëndrimi i Kylian Mbappes që do ta kishte më të sigurtë të ardhmen në Paris me transferimin e Lionel Messit .
Një faktor favorizues janë edhe marrëdhëniet e shkëlqyera të sulmuesit nga Rosario me komponentë kyç si Leandro Paredes , Angel Di Maria dhe Neymar Junior me të cilët do të formonte një ekip ëndërrash që do të rezultonte i frikshëm për çdo kundërshtar .



