
Sezoni aspak i mirë i Chelseat, ekip që rrezikon mospjesëmarrjen në Europë në vijuesin, pritet të pasohet nga një merkato cilësore për ti evituar gabimet e të kaluarës.
Pavarësisht investimit të Todd Boehly-t prej 600 milionë eurosh , ‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë larg performancave të së shkuarës dhe aktualisht përveç transferimeve , po analizojnë edhe trainerin e duhur për pankinën.
Shanset më të mëdha për ti drejtuar kryeqytetasit i ka Mauricio Pochettino por njëkohësisht fokusi vijon edhe tek lojtarët , të cilët mund ti rikthejnë londinezët tek sukseset.
Kvicha Kvaratskhelia është bërë pjesë e listës së Chelseat, element shumë i rëndësishëm i Napolit, kontributi i të cilit i ka ndihmuar ‘’ Il Partenopei ‘’ për të shkuar drejt fitimit të Scudettos.
Por parashikohet se anglezët s’do ta kenë rrugën e lehtë pavarësisht se mbështeten fuqimisht nga amerikani pasi edhe Bayern Munchen dhe Paris St Germain janë në garë për gjeorgjianin.
Kalimi nga Dinamo Batumi tek Napoli rezultoi një hap shumë i suksesshëm i Kvicha Kvaratskhelias, i cili me vetëm 22 vite mbi supe ka arritur të tërheqë vëmëndjen e klubeve më të njohur të elitës.



