
Kristjan Asllani mund të quhet një lojtar i Interit, ndonëse zyrtarizimi mungon ende. Ditën e sotme ka pasur një takim mes drejtuesve të Interit dhe përfaqësuesve të lojtarit, ku është arritur akordi për transferimin. Mesfushori shqiptar, i cili spikati me Empolin në Serie A, tashmë do të bëjë një hap të madh, duke u transferuar te nënkampionët e Italisë.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Interi ka arritur marrëveshjen me Empolin, për ta marrë Asllanin në huazim për 4 milionë euro dhe me mundësi blerje një vit me vonë për 10 milionë euro.
Kanë mbetur vetëm detajet e fundit për t’u zgjidhur dhe më pas mesfushori 20-vjeçar do të zyrtarizohet te Interi.
Kujtojmë se më herët, interes për Asllanin kishte shfaqur edhe Milani, por drejtuesit e Interit janë treguar më të shpejtë, për të mbyllur marrëveshjen.



