
Manchester City ka hedhur pas krahëve eliminimin në Champions League dhe tashmë është afruar me titullin kampion në Premier League.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, triumfoi me rezultatin e thellë 5-0, ndaj Newcastle, duke përfituar nga ndalesa e Liverpool.
Me këtë triumf, City shkon në kuotën e 86 pikëve, 3 më shumë se ndjekësit e Liverpool dhe bëjnë një hap të rëndësishëm drejt trofeut.



