Spektakël në derbin e Londrës, Arsenal fiton ndaj Chelsea (VIDEO)

Spektakël në derbin e Londrës, Arsenal fiton ndaj Chelsea (VIDEO)

Arsenali ka fituar derbin e Londrës, teksa ka mposhtu Chelsea-n me rezultatin 2-4. Në “Stamford Bridge”, ishte një ndeshje me të vërtetë spektakolare, ku të dyja ekipet luftuan deri në sekondën e fundit.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 2-2, ndërsa në të dytë skuadra e Artetës, ia doli të shënojë edhe dy herë të tjera, për të marrë 3 pikë të arta, të cilat i mbajnë në garë për një vend në Champions.

Arsenali mban vendin e pestë me 57 pikë, po aq sa Tottenham i vendit të katërt, ndërsa Chelsea renditet në vendin e tretë me 62 pikë.

Në ndeshjet e tjera në Premier League, Everton barazoi 1-1 me Leicester, ndërsa Newcastle triumfoi minimalisht ndaj Crystal Palace.

Fitore regjistroi edhe Manchester City, që mposhti 3-0 Brighton dhe rimerr kreun e renditjes.

Standings provided by SofaScore LiveScore
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy