Pas Seria A e La Liga, edhe Premier League "përqafon" sistemin VAR

Pas Seria A e La Liga, edhe Premier League "përqafon" sistemin VAR

Premierliga do t’i bashkohet Francës, Gjermanisë, Italisë e Spanjës për përdorimin e sistemit VAR.

Video Assistent Referee do të shfrytëzohet edhe në kampionatin anglez të futbollit pas disa orë bisedimesh. 

Është ky vendimi më i fundit i marrë nga kryetarët e Ligës britanike, që pas një konsulte me krerët e 20 skuadrave të elitës së futbollit anglez, kanë vendosur që përdorimi i sistemit VAR të jetë ai i duhuri. 

Klubet e Premier League është pajtuar në parim që të shfrytëzohet sistemi VAR në këtë garë për edicionin 2019/2020”, thuhet në një njoftim të uebsajtit zyrtar të ligës.

Sistemi VAR është përqafuar nga shumë kampionate në Kontinentin e Vjetër, si La Liga, Serie A e Ligue 1, ndërkohë që VAR u përdor edhe në Kupën e Botës Rusi 2018.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy