Lacazette, përsëri në radarët e Atleticos

Lacazette, përsëri në radarët e Atleticos

 Gjatë viteve të fundit Atletico Madridi nuk e ka shkëputur fokusin nga  sulmuesi Alexandre Lacazette  . Francezi  vijon të jetë një ndër  fiksimet e Cholo Simeones i cili i ka bërë me dije drejtuesve të ‘’ Los Colchoneros ‘’ se duhet të bëjnë një tjetër tentativë për ta transferuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ .  Largimi i Diego Costas,  rendimenti i dobët i Luis Suarez dhe Joao Felix i kanë shkaktuar shumë dhimbje koke trainerit argjentinas që është në metrat e fundit për ta rifutur Atletico Madridin në historinë e Primera Division .

Kryeqyetasit ruajnë avantazhin minimal prej dy pikësh dhe i mbeten edhe 3 ndeshje për të vënë diktatin në Spanjë.  Përmirësimi i sulmit është një detyrim për Diego Simeonen . Situata e lojtarit nga Lyoni me  Arsenalin mbetet  dramatike sepse ‘’ Topchinjtë ‘’ nuk kanë avancuar  për rinovimin e kontratës  e cila mbetet në fuqi deri në 30 qershorin e 2022-shit . Kjo panoramë i jep një goditje të fortë londinezëve sepse me kalimin e viteve Alexandre Lacazette ka shkruar  historinë në Premier League pavarësisht se ‘’ The Gunners ‘’ mbeten shumë larg të kaluarës brilante  .

Kalimi tek Arsenal për 55 milionë euro ishte hapi i shumëpritur nga ky lojtar që me merita të plota është shëndërruar  ndër më produktivët e Premier Leagues në vitet e fundit . Tashmë  Arsenali  që ka dalë krejtësisht nga objektivat e pjesmarrjes në Europë  dhe që gjithashtu ka ngelur me duar bosh me eleminimin nga Europa League  duhet të analizojë thellësisht të ardhmen e golashënuesit. Me 17 gola  dhe 4 asiste në 39 ndeshje  Alexandre Lacazette i krijon shumë shanse vetes për të nisur një tjetër etapë në karrierë .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy