Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për mediat, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Dinamo City, këtë të martë.
Tekniku i korçarëve deklaroi se do të jetë një ndeshje e vështirë, por shtoi se skuadra e tij shkon në “Elbasan Arena” për të marrë pikë.
Jam këtu javë për javë dhe them gjithmonë që kampionati është shumë i fortë. Shumë skuadra janë afër me tre, katër pikë diferencë. Çdo javë është shumë e rëndësishme, jemi për pikë. Dinamo është një skuadër e mirë, ka cilësi brenda skuadrës dhe do përgatitemi mirë.
Skënderbeu shkon në Elbasan për pikë, filloi faza e dytë dhe unë e thashë që të gjitha skuadrat kanë nevojë për pikët sepse diferenca është një fitore. Të gjithë kemi presion, por për mua është shumë, ndoshta edhe ne si trajnerë bëmë gabime, por ne kemi nevojë për kohë dhe vazhdimësi.
Është shumë e vështirë të fitosh gjithmonë me çdo skuadër. Nuk e kuptoj pse është ky opinion që kur fitojmë bashkë dhe kur humbim, humbin trajnerët dhe kjo nuk është vetëm në Shqipëri por në gjithë botën.
Me Egnatian donim të merrnin pikët por rezultati ishte 0-1 dhe kur përfundoi 1-1 e thashë që jam kënaqur me një pikë dhe varet edhe me Dinamon se si do të ecë.



