
E ardhmja e Hakan Calhanoglu duket se do të ketë një dritë në fund të tunelit. Gjysëmfinalisti i Champions Leagues Paris St Germain ka treguar interes për turkun e talentuar . Mungesa e firmës për rinovimin me Milanin është një indikator se ndoshta 27 vjeçari i ka larë duart në ‘’ San Siro ‘’ dhe do të kërkojë nisjen e një tjetër aventure . Kuq e blutë janë farë afër plotësimit të ëndërrës së tyre siç është fitimi i këtij kompeticioni pavarësisht se do të kenë përballë një ekspert gjysëmfinalesh siç është Pep Guardiola .
Dy sfidat me Manchester City-n konsiderohen një finale e parakohshme dhe njëkohësisht një duel titanësh për dy skuadra që kërkojnë të kenë në vitrinën e tyre kupën e parë të këtij turneu . Mesfushori Hakan Calhanoglu ka bërë një progres evident me kuqezinjtë dhe në të kaluarën është sprovuar në Bundesligë me skuadra si Karlsruher , Hamburg dhe Bayer Leverkusen . Kalimi në Serinë A ia ka rritur kreditet dhe ka avancuar me hapat e duhur . Një lajm shpresëdhënës që është raportuar nga ‘’ La Gazetta Dello Sport ‘’ për një ndër referentët e Turqisë është se traineri Mauricio Pochettino ka shprehur gatishmërinë t’ia plotësojë dëshirën në lidhje me pagën por duhet të tregohen të shkathët në negociatat me drejtuesit e ‘’ Djallit ‘’.
‘’ Les Pariziens ‘’ gjat֝ë sezonit aktual e kanë treguar forcën reale që i karakterizon sepse janë ndër ekipet që kanë përballuar me sukses kampionin në fuqi të Champions Leagues Bayern Munchen duke e eleminuar në çerekfinale dhe janë hakmarrë për humbjen në finalen e vitit të kaluar me rezultatin 0-1. Kreativiteti i Hakan Calhanoglus do ti shërbente pikave më të forta të kësaj skuadre për të gjetur pa probleme rrugën e rrjetës dhe gjithashtu do të kishte privilegjin të luante përkrah Neymar Junior dhe Kylian Mbappe , lojtarë që janë dy ndër emblemat e futbollit botëror .



