Ibrahimovic: Amerikanët ndiqnin vetëm bejsboll kur u largova unë. Më shumë kërkesa kam tani, sesa kur luaja

Ibrahimovic: Amerikanët ndiqnin vetëm bejsboll kur u largova unë. Më shumë kërkesa kam tani, sesa kur luaja

Zlatan Ibrahimovic, njihet për deklaratat e tij të bujshme dhe shpesh herë pikante. Nuk mund të mungonte as këtë herë, kur foli për “Gazzetta dello Sport”.

Suedezi deklaroi se amerikanët kanë filluar të ndjekin sërish futboll tani që shkoi Messi, pasi sipas tij ndiqnin vetëm bejsboll, nga koha kur ai braktisi MLS.

Me transferimin e Messit, amerikanët kanë filluar të ndjekin përsëri futboll, pasi që kur u largova unë, ata ndiqnin vetëm bejsboll.

I pyetur për të ardhmen, me batutë, Ibra tha se më shumë kërkesa ka tani, sesa kur luante futboll.

Tani kam lirinë time, i bëj gjërat për veten time, nuk kam një shef që të më thotë se çfarë të bëj. Unë marr kohën time. Tani kam më shumë kërkesa në krahasim me kohën kur luaja.

Dua të jem vetvetja, të arrij në një vend ku mund të filloj nga e para dhe të ndihmoj, jo thjesht të jem një simbol i së shkuarës sime. Kam pasur një takim me Milanin, por të shohim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy