Napoli, gjen sulmues tek Real Betis

Napoli, gjen sulmues tek Real Betis

Niveli shumë i mirë i Ez Abde në rradhët e Real Betisit së fundmi i ka siguruar një pretendent shumë cilësor.

 Napoli i Antonio Contes do të tentojë ta transferojë marokenin në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’, një ndër më të mirët e Manuel Pellegrinit. 

Hapat e sigurtë drejt një të ardhmeje të ndritur tashmë i kanë dhënë rezultatet pasi bëhet fjalë për ‘’ Il Partenopei ‘’, fituesit në fuqi të Serisë A. 

24 vjeçari shquhet si tejet i rrezikshëm në metrat e fundit dhe pikërisht traineri nga Lecce kërkon më shumë agresivitet në fazën më determinante të sezonit. 

Mirëpo italianët janë të ndërgjegjshëm se nuk do ta kenë të lehtë për ta arrirë objektivin, edhe pse janë një ekip tejet cilësor i cili mund t’ia ndryshojë vijimësinë edhe në aspektin e titujve. 

Ez Abde është një ndër më të mirët e kilianit dhe në zyrat e napoletanëve po punohet me shumë qetësi për ta patur edhe më të lehtë arritjen e marrëveshjes. 

Ashtu si luan Napoli duhet thënë se ishi i Osasunas mund të adaptohet shumë shpejt, për të cilin do të ishte një privilegj nëse do të vihej nën urdhërat e numrit një të pankinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy