
Juventusi e ka mbyllur me barazim 1-1 vitin 2022. Bardhezinjtë u përballën ditën e sotme në miqësore me skuadrën e Standart Liege.
Belgët kaluan të parët në avantazh falë një autogoli të Danilo në minutën e 32-të, por bardhezinjtë barazuan shifrat me Soule që shënoi nga penalltia në minutën e 56-të dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Kjo ishte miqësorja e fundit për Juventusin, para rifillimit të kampionatit, aty ku “Zonja e Vjetë” luan në transfertë me Cremonese më 4 janar.



