Alexander-Arnold, afër Real Madridit

Alexander-Arnold, afër Real Madridit

Koha kalon shumë shpejt dhe një ndër prioritetet e drejtuesve të Real Madridit në lidhje me merkaton e verës vijon të jetë përforcimi i krahut të djathtë të mbrojtjes.

Alexander-Arnold është i preferuari i ‘’ Galaktikëve ‘’, i cili e ka shprehur dëshirën e transferimit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Kryeqytetasit shpresojnë që ta arrijnë marrëveshjen në javët vijuese dhe një avantazh për to në këtë histori është se ‘’ Të Kuqtë ‘’ nuk ta pengojnë largimin nga ‘’ Anfield Roadi ‘’.

26 vjeçari vijon të jetë një ndër më të mirë referuar pozicionit në të cilin aktivizohet dhe kurrsesi spanjollët s'do ta humbasin këtë rast.

Kontrata me ish kampionët e Champions Leagues dhe jo vetëm merr fund me të përfunduar sezoni aktual dhe tashmë në Madrid e konsiderojnë si zëvëndësuesin ideal të Dani Carvajalit.

Të ashtuquajturit ‘’ Los Blancos ‘’ pretendojnë të formojnë një ekip sa më kompetitiv përpara se të fillojë Botërori i Klubeve, i parashikuar të luhet ndërmjet muajit qershor dhe korrik, një kompeticion shumë i rëndësishëm, i cili do ti shërbejë për tu rikonfirmuar si një ndër klubet më të mirë të botës.

Gjatë karrierës Alexander- Arnold i ka qëndruar besnik anglezëve por siç dihet interesi i Real Madridit gjithmonë e ka entuziazmuar çdo lojtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy