Leroy Sane mund të rikthehet në Premier League, aty ku spikati me skuadrën e Manchester City-t.
Sulmuesi është një objektiv i Arsenal-it në merkaton. Trajneri Mikel Arteta e pëlqen shumë, pasi e ka stërvitur nga afër të City dhe dëshiron ta ketë në ekip.
Bayern Munich kërkon të paktën 40 milionë euro, për të hequr dorë nga shërbimet e lojtarit gjerman.
Sane do të ishte një përforcim i rëndësishëm për Arsenal-in, pasi bën të dy krahët e sulmit, si atë të djathtë, po ashtu edhe atë të majtë.



