
Barcelona njoftoi ditën e djeshme rinovimin e kontratës me mesfushorin Pedri. Spanjolli firmosi një kontratë e cila do e mbajë të lidhur me klubin katalanas deri në vitin 2026.
Pas firmës, 18-vjeçari u shfaq shumë i lumtur, teksa u shpreh se shpreson që të jetë pjesë e katalanasve për shumë vite.
"Barcelona është ekipi më i mirë në botë. Unë kam nënshkruar deri në vitin 2026, por shpresoj të jem këtu edhe për shumë vite tjera.
Gjithmonë kam thënë se Barça ishte klubi që më pëlqente nga fëmijëria, tani kur shoh që luaj këtu dhe klubi shpreson që unë të bëj gjëra të mëdha më bën të ndihem krenar.
Që nga dita e parë trajneri Koeman më tregoi se më do dhe unë jam mirënjohës për besim që ai ka ndaj meje”, u shpreh Pedri.



