Java e 32 e Superligës, ndeshjet do të nisin 45 minuta më vonë se zakonisht

Java e 32 e Superligës, ndeshjet do të nisin 45 minuta më vonë se zakonisht

Duke nisur nga ndeshjet e javës së ardhshme të Superligës, orari do të zhvendoset me 45 minuta. Për shkak të temperaturave të larta, ndeshjet  nuk do të luhen më në orën 17:00, por në 17:45. Ndeshja Teuta-Skënderbeu do të luhet, të hënën në orën 20:45.

Sa u takon sfidave të tjera, të dielën do të luhen Luftëtari-Vllaznia dhe Laçi-Flamurtari, ndërsa ditën e hënë takimi që mund të vulosë përfundimisht çështjen e titullit kampion, Tirana-Kukësi dhe një përballje mjaft interesante do jetë Bylis-Partizani. Të gjitha këto takime do zhvillohen në orën 17:45.

Aktualisht Tirana udhëheq kampionatin me 65 pikë pas 31 javësh, 9 pikë më shumë se Kukësi ndjekës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy