Zyrtare, Renato Malota largohet nga Laçi

Zyrtare, Renato Malota largohet nga Laçi

Renato Malota është largimi i radhës nga skuadra e Laçit. Ka qenë vetë mbrojtësi, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bën të ditur “divorcin” me kurbinasit.

33-vjeçari ishte pjesë e bardhezinjve prej 3 sezonesh, ndërsa tashmë ka dalë si lojtar i lirë dhe aventurën e tij flitet se mund ta vazhdojë tek Egnatia.

Përshëndetje. Nga sot nuk jam më pjesë e Laçit pasi marrëveshja ime ka qenë të luaja në Kupat e Europës, pasi kontrata më kishte mbaruar në fundin e majit.

Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme si për mua edhe për Laçin pasi dy sezonet e shkuara luftuam për titullin kampion. Falënderoj tifozët dhe presidentin për korrektësinë. Në ditët në vijim do ju prezantoj me ekipin tim të ri.

Në të kaluarën, Malota përveç Laçit, ka luajtur me skuadra si Dinamo, Kukësi, Partizani dhe Vllaznia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy