Ndeshja Kosovë-Suedi/ Dardanët me mungesa në sfidën që luhet në “Fadil Vokrri”

Ndeshja Kosovë-Suedi/ Dardanët me mungesa në sfidën që luhet në “Fadil Vokrri”

Përfaqësuesen e Kosovës e pret një tjetër ndeshje e vështirë këtë mbrëmje përballë Suedisë. Rikthimi i Zlatan Ibrahimovic në radhët e kombëtares suedeze, ka entuzizmuar jo pak tifozët, të cilin me zor presin të shohin yllin e skuadrës në fushë.

Megjithatë sipas trajnerit Bernard Shaland, kjo nuk ndikon aspak në gjendjen psikologjikë të lojtarëve të tij ndërsa e vlerësoi 39 vjecarin si një nga futbollistët me forcën më të madhe.

”Na duhen 11 lojtar për ta ndalur Ibrahimoviçin. Ne duhet të luajmë si ekip dhe të gjithë duhet të ndihmojnë mbrojtjen. Suedia është një prej 20 skuadrave më të forta në botë. Duhet të kemi paraqitje shumë të mirë, në mënyrë që të marrim diçka nga ky takim. Kemi disa probleme me kontingjentin e lojtarëve, por ne duhet të gjejmë zgjidhjen e duhur për t’i zëvendësuar ata, në mënyrë që të paraqitemi sa më mirë.”, u shpreh trajneri i Kosovë, Shaland.

Dardanëve do duhet të bëjnë pa Valon Berishën dhe Amir Rahmani të dëmtuar ndërsa portjeri Murici është i pezulluar,

”Kemi mungesa të rëndësihmë, por kam vendosur për një formacion paraprak , kjo është vetëm në kokën time. E di që nuk është e lehtë sepse kemi dy qendërmbrojtës që na mungojnë. Zgjidhja është për mungesën e tyre është jo vetëm tek qendërmbrojtësit por tek të gjithë lojtarët, vetëm si skuadër mund ta kompensojmë mungesat që jkemi dhe të besojmë deri në fund.”, ka thënë trajneri Shaland.

Ndeshja Kosovë-Suedi do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy