
Largimi i mundshëm i Neymar Juniorit nga Paris St Germain, ka ngjallur interesin e drejtuesve të Barcelonës për ta rikthyer në ‘’ Camp Nou ‘’. Braziliani i kushtoi kryeqytetasve 222 milionë euro në të kaluarën dhe vendosja e tij në merkato nga francezët konsiderohet një shans që s’duhet humbur nga kuq e blutë për të përforcuar metrat e fundit. Megjithatë, Xavi Hernandez nuk është shumë i sigurtë në lidhje me ishi-n e Santosit, i cili në kohët e fundit ka pësuar disa dëmtime , fakt që e vë disi në dyshim këtë transferim. Gjithsesi 31 vjeçari nga Sao Paolo la gjurmë në të kaluarën tek kuq e blutë , duke formuar një nga treshet më spektakolare në futboll bashke me Messin dhe Luis Suarezin , e ashtuquajtur ‘’ MSN ‘’. Me katalanasit sulmuesi fitoi çdo kompeticion duke u shëndërruar në një ndër sulmuesit më të mirë në botë, fakt i mjaftueshëm për të ngelur në mendjen e presidentit Joan Laporta.



