
Kombëtarja e Meksikës ka fituar medaljen e bronztë në turneun e futbollit në Lojërat Olimpike, teksa kanë mposhtur Japoninë me rezultatin 3-1.
Meksikanët dominuan gjatë gjithë 90 minutave, duke realizuar 3 herë me Cordova në minutën e 13-të, Vasquez në minutën e 22-të dhe Vega në minutën e 58-të.
Golin e vetëm për Japoninë vendase e realizoi Mitoma në minutën e 78 të takimit. Meksika largohet kështu me medalje bronzi nga Olimpiada, pasi zhvilloi ndeshje shumë të mira, por nuk ia doli të shkojë dot në finale, pasi u eliminuan nga Brazili, pas gjuajtjeve të penalltive.
Në finale do të luajnë Spanja dhe Brazili, dy kombëtare që me çdo kusht do të kërkojnë triumfin për t’u larguar me medalje ari.



