
Merkatoja e verës do të rezultojë definitive për shumë lojtarë të njohur . Skuadrat e mëdha do të kërkojnë të shmangin pakënaqësitë gjatë sezonit të ardhshëm dhe do të fokusohen maksimalisht tek zhvillimet e saj . Në këtë valle nuk mungon Real Madridi që është ndër më të penalizuarit në lidhje me objektivat e arritura . Me disa lojtarë në pikpyetje dhe me mungesën e efikasitetit nga Zinedine Zidane kryeqytetasit do të kërkojnë ta heqin nga memoria aktualitetin dhe të jenë në gatishmëri për ta ndryshuar gjatë merkatos .
Objektivi i rradhës për ‘’ Galaktikët ‘’ është Houssem Aouar . Francezi mbahet prej kohësh në fokus edhe nga Juventusi por spanjollët janë të bindur se mund ta fitojnë garën. Pavarësisht talentit çuditërisht 22 vjeçari nuk është grumbulluar Didier Deschamp për Europianin e kësaj vere . Megjithatë nuk do të dalë i humbur sepse duhet të lumturohet me grumbullimin në Europianin e të rinvje . Ky vendim ka impresionuar opinionin publik për arsye se niveli i tij ka ardhur në ngritje në çdo ndeshje .
Interesi i ‘’ Los Blancos ‘’ dhe ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ thekson se eksperienca e Houssem Aouar me ‘’ Les Gones ‘’ mund të jetë drejt fundit . Fakti se nuk do të ketë fatin e shijimit të kësaj performance eviton ngritjen e vlerës së kartonit e cila do të matej me rendimentin në fushë . Në aspektin financiar diçka e tillë konsiderohet e vlefshme nga Real Madridi pa anashkaluar Juventusin sepse do të kenë shansin për të kursyer në lidhje me këtë operacion.
Në sezonin aktual spanjollët dhe italianët kanë hasur vështirësi por me lëvizjet e verës do të hapin një faqe të re dhe do të mbledhin forcat për të ardhshmin . Houssem Aouar është i domosdoshëm për Rudi Garcia dhe i ka ngelur edhe një ndeshje kundër Nicës për të përmirësuar statistikat prej 32 ndeshjesh , 8 golash dhe 4 asistesh .



