Oferta e Chelseat për Haaland

Oferta e Chelseat për Haaland

   Pas një sezoni brilant  Chelsea nuk e ka shkëputur për asnjë çast fokusin nga  merkatoja . ‘’ Bluve të Londrës ‘’ do ti duhet ti bëjnë mirë lëvizjet sepse rivaliteti në çdo kompeticion pjesëmarrës ashpërsohet me kalimin e kohës .  Traineri Thomas Tuchel është i vetëdijshëm se një skuadër kampionësh pavarësisht se gjeneron shumë entuziazëm për përsëritjen e  sukseseve  ka gjithmonë nevojë për përforcime me objektivin e mbajtjes së ritmit të mëparshëm . 

Manjati rus dhe njëkohësisht presidenti  Roman Abramovich  e ka theksuar në shumë raste se nuk do të kursehet në merkato dhe koha e tregoi se sakrificat e bëra i dhanë të drejtë miliarderit rus . Pista që po ndiqet aktualisht nga Chelsea është ajo e Erling Haaland.  Britanikët janë shumë të sigurtë se sulmi ka nevojë për një profil të tillë , statistikat e të cilit japin shumë garanci për vijimësinë . Sipas  ‘’ 90 min ‘’  kryeqytetasit kanë përgatitur ofertën e parë për Borussia Dortmundin që vlerësohet në 175 milionë euro . Një vit më parë ‘’ Verdhezinjtë ‘’ arritën të finalizojnë akordin me Salzburgun për 20 milionë euro  por uria për sukses i ka thyer të gjitha parashikimet e specialistëve .

Me largimin e Jadon Sanchos  në ‘’ Old Trafford ‘’ , Borussia Dortmundi është përpara një situate favorizuese sepse siç dihet problemet ekonomike i ka mjaft të theksuara dhe oferta e Chelseat mund t’ia ndryshojë mendjen drejtuesve të saj.  Paraqitjet e  sulmuesit nga  Leeds e kanë bindur Thomas Tuchelin se me prezencën e tij kjo skuadër do të shëndërrohej në një makineri golash në të ardhmen . 

Duke qenë se Erling Haaland mbetet objektivi parësor për sulmin , nëse Borussia Dortmundi do ti përgjigjet negativisht ofertës së tyre  Chelsea e ka deklaruar se nuk do të dorëzohet deri në momentin e transferimit të shtatlartit në ‘’ Stamford Bridge  ‘’.

Sezoni i kaluar konfirmoi se nuhatja e Erling Haaland për golin është e jashtëzakonshme sepse në 41 ndeshje ka shënuar të njëjtën sasi golash duke regjistruar  një rekord më vete me vetëm 20 vite mbi supe .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy