Raul de Tomas ëndërron rikthimin tek Real Madridi

Raul de Tomas ëndërron rikthimin tek Real Madridi

 Tentativat për Erling Haaland janë vështirësuar shumë kohët e fundit dhe Real Madridi ka vendosur të vlerësojë të tjera alternativa për të ardhmen .

Konkurrenca e ashpër për norvegjezin thekson se madrilenët s’duhet ta lënë me kaq dhe kanë marrë iniciativën për të rikthyer Raul de Tomas në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Carlo Ancelottit i duhet një zëvëndësues për Karim Benzeman, lojtar që është drejt fundit të karrierës dhe spanjolli mbetet i preferuari deri më tani .

27 vjeçari asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për tu rikthyer në klubin ku filloi të hedhë hapat e parë drejt suksesit dhe këtë fakt e ka bërë të ditur gjatë një interviste duke komentuar kështu :

“  Do të më pëlqente që të rikthehesha tek Real Madridi sepse falë këtij klubi kam arritur shumë larg “ , përfundoi Raul de Tomas .  

Drejtuesit e ‘’ Merengues ‘’ po analizojnë disa largime gjatë verës për të mos e rënduar Carlo Ancelottin i cili ka mbetur i pakënaqur me  Luka Jovic dhe Mariano Diaz dhe vijon të ketë dyshime për Borja Mayoral .

Sulmuesi i Getafes është një lojtar shumë cilësor por duke njohur pretendimet e ‘’ Galaktikëve ‘’ , gjatë merkatos verore priten shumë risi tek ky klub sepse nuk mund të mjaftohen vetëm me fitimin e La Ligas pasi objektivi kryesor në çdo sezon është Champions League.  

Real Madridi  do të zhvillojë një tjetër finale të parakohshme kundër Manchester City-t me qëllimin e përmbysjes së disavantazhit të një jave më përpara në ‘’ Etihad Stadium ‘’ dhe në kampin kryeqytetas besohet fuqimisht në  potencialin e Carlo Ancelottit për të cilin kjo ndeshje do të jetë shumë përcaktuese .

15 gola dhe 3 asiste në 32 sfida kanë treguar se Raul de Tomas duhet të merret në konsideratë por vendimi i takon ishi-t të Milanit i cili në etapën e dytë tek ‘’ Los Blancos ‘’ po rikonfirmon se është një ndër më të mirët në botë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy