Declan Rice kërkon referenca për Manchester United

Declan Rice kërkon referenca për Manchester United

 Interesi i Manchester United për Declan Rice e ka  bërë këtë të fundit të ndërmarrë nismën e informimit për gjëndjen aktuale të ‘’ The Red Devilsave ‘’ . Diçka të tillë mesfushori i talentuar   e ka mbështetur në faktin e bisedimeve me disa bashkombas të tij gjatë grumbullimit me kombëtaren e ‘’ Tre Luanëve ‘’ që  me siguri do ti shërbejë për të qartësuar mendimet në lidhje me të ardhmen . Ky lajm është raportuar nga prestigjozja ‘’ Manchester Evening News ‘’  dhe tashmë mund të deklarohet  se kjo histori ka marrë një tjetër rrjedhë e cila njëkohësisht e ka gëzuar pa masë gjigandin e Premier Leagues .  Pas tentativave pa rezultat në shumë raste si duket kjo histori pak e nga pak po prek fundin dhe ‘’ The Hammers ‘’ do të jenë të detyruar të nisin thurjen e planeve pa Declan Rice në gjirin e tyre . 

22 vjeçari mbetet një vlerë e shtuar për skocezin David Moyes , trainer ky super i eksperimentuar në Premier League .  Marrja e informacioneve në këtë rast konceptohet si një hap me shumë llogjikë nga ana e mesfushorit të lindur në Londër  sepse kalimi në të ashtuquajturin ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’  imponon një rivalitet  shumë të madh për vetë faktin se mbetet një ndër skuadrat më të fuqishme në planet si në anën sportive ashtu edhe në atë ekonomike .  Në kampin e 20 herë kampionëve të Premier Leagues tashmë kanë nisur analizat e detajuara në lidhje me funksionin që  do të ketë Declan Rice në skemat e Ole Gunnar Solskjaer  dhe pozicionohet shumë mirë në vendin e një  zëvëndësuesi  të ardhshëm të francezit Paul Pogba për të cilin mund të thuhet se është shëndërruar në një legjendë tek Manchester United .  

Një element që në shumë raste ka penguar realizimin e operacioneve të bujshme është edhe vlera  e kartonit të lojtarëve  dhe ne rastin konkret ajo e  Declan Rice llogaritet në 60 milionë euro dhe   konceptohet si aspak problematike për arsyen  ashtu siç dihet botërisht potenciali ekonomik i anglezëve është i jashtëzakonshëm .  Fare pak javë për të mbyllur kapitullin e këtij sezoni britaniko-irlandezi shënon 32 ndeshje me bluzën e West Ham United ku ka mundur të  përshëndesë në një rast fundin e rrjetës .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy