
Bundesliga gjermane ka luajtur javën e fundit të sezonit duke dhënë dhe verdiktet përfundimtare për sezonin 2017-2018.
Ajo që bie në sy është se skuadra e Kolnit iu bashkua Hamburgu, që zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e më të mirave në futbollin gjerman. Në ‘Volksparkstadion’, tifozët e Hamburgut pushtuan fushën në shenjë proteste ndaj rënies së skuadrës në Bundesligën e dytë, duke bërë që ndeshja të ndërpritej pak sekonda para se ta mbyllte gjyqtari Felix Brych. Në vendin e 3-të nga fundi u rendit Wolfsburgu, që do të duhet të luajë një ndeshje Play Out, për të vendosur fatin e tij, nëse do mbetet në Bundesligë, apo do shkojë një kategori më poshtë.
Ndërsa në ndeshjen e fundit, Bayern Munich lëshoi ndaj Stuttgart, duke humbur me shifrat e thella 4-1. Një fitore me shumë vlera morale për miqtë, që e përfundojnë kampionatin në vendin e 7-të në kuotën e 51 pikëve, dy pikë larg zonës së Evropës.
Në takimet e tjera, u regjistruan këto rezultate: Shalke 04- Eintracht Frankfurt 1-0; Wolfsburg-Koln 3-1; Mainz-Werder Bremen 1-2; Freiburg -Augsburg 2-0; Bayern Leverkusen-Hannover 3-2 ; Hertha Berlin-RB Leipzig 2-6; Hamburg-Monchengladbach 2-1; Hoffeihaim-Borusia Dortmund 3-1.
Pas këtyre rezultateve, Bayern Munich, Shalke 04, Hoffeihaim dhe Borusia Dortmund do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm. Në Europa League gjermania do të përfaqësohet me skuadrat e Bayern Leverkusen dhe Leipzig që do e diskutoj biletën nga play-offi.



