Opsionet  e Barcelonës për mbrojtjen

Opsionet e Barcelonës për mbrojtjen

 Fuqizimi i prapavijës vijon të jetë një ndër objektivat kryesorë të Barcelonës për merkaton e verës.

Konkretisht ana e majtë e mbrojtjes do të marrë vëmëndjen më të madhe gjatë kësaj periudhe , e cila pritet të jetë determinante për fillimin e sezonit të ri.

Drejtuesit e spanjollëve do të tentojnë me çdo kusht ti lënë pas problematikat e të kaluarës dhe parashikohet se do të jenë protagonistë të padiskutueshëm duke filluar nga 1 korriku.

Jose Luis Gaya mbetet një ndër të preferuarit e Xavi Hernandezit, për të cilin Barcelona lufton prej shumë sezonesh .

25 vjeçari shquhet për kualitetin në aspektin mbrojtës por edhe inkursionet e shpeshta drejt portave kundërshtare , elementë që e shëndërrojnë në një lojtar ideal për ish mesfushorin e ‘’ La Furia Rojas ‘’.

Edhe Alejandro Grimaldo nuk mbetet prapa, lojtar i formuar në akademinë ‘’ La Masia ‘’ .

Kontrata me Benfikën skadon në 30 qershor dhe për Barcelonën rikthimi në të famshmin ‘’ Camp Nou ‘’ do të ishte një sukses i dyfishtë , fillimisht për cilësitë e treguara dhe gjithashtu për arritjen e akordit me parametër zero.

Një tjetër lojtar i cili nuk është mënjanuar asnjëherë është edhe Raphael Guerreiro.

E njëjta gjë vlen edhe për portugezin në lidhje me përfundimin e kontratës me Borussia Dortmundin, lojtar që spikat për faktin e të luajturit në disa pozicione dhe mund të rezultojë determinant në 11-shen e numrit një të pankinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy